Secondary Adv

Kredi të favorshme për biznesin, BSH: Kusht, përdorimi vetëm për investime

Bizneset e vogla e të mesme do të mbështeten me hua me interesa të ulëta deri në 3.5%.

Drejtori i Politikës Monetare në BSH, Erald Themeli sqaroi se dhënia e këtyre kredive do të ketë kusht të vetëm përdorimin e fondeve vetëm për investime në biznes.

 

Në total është një fond prej 25 miliardë lekësh që është vënë në dispozicion të bankave të nivelit të dytë të cilat mbajnë edhe kostot operacionale të kreditimit.

 

Për nivelin e kredisë është vendosur një tavan dhe vlerësimet janë që mund të përfitojnë rreth 100 mijë biznese.

 

Programi parashikon mbështetje për të gjithë sektorët e ekonomisë por me fokus te bujqësia

 

Afati maksimal për disbursimin e këtyre kredive do të jetë për një kohë jo më të gjatë se 5 vjet dhe përzgjedhja e bizneseve do të kryhet nga bankat tregtare që do të jenë pjesë e këtij programi./abcnews


Më të lexuarat